Raportohet se rajoni Kherson do të mbajë referendum për t’iu bashkuar Rusisë

Raportohet se rajoni Kherson do të mbajë referendum për t’iu bashkuar Rusisë

Zyrtarët e instaluar rusë në rajonin Kherson të Ukrainës kanë vendosur për të mbajtur një referendum për bashkimin me Rusinë, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Zëdhënësi i parlamentit të Rusisë tha se ai do të mbështeste vendimin e qytetarëve nëse ata votojnë për t’iu bashkuar Rusisë.

Më herët në shtator, i ashtuquajturi referendum në qytetin jugor të Khersonit ishte shtyer për shkak të sigurisë në terren.

“Kjo po pezullohet për shkak të situatës së sigurisë”, kishte thënë Kirill Stremousov, zyrtar nga administrata ruse në rajon.

Por sot, ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, insistoi se “është thelbësore” që separatistët e mbështetur rusë në Ukrainë të mbajnë një referendum të tillë.

Medvedev tha se bashkimi i rajoneve të Donetsk dhe Luhansk si pjesë zyrtare e Rusisë do të ishte një hap kyç në mbrojtjen e interesave të tyre- teksa qytetet tjera si Kherson dhe Mariupol do të pretendoheshin, së paku nga Moska, si pjesë të Rusisë.

Ai shtoi se kjo do të justifikonte përdorimin e ushtrisë për t’i mbrojtur ata.

Megjithatë, komuntiteti ndërkombëtar nuk pritet t’i njohë këto referendume. /Periskopi/

Shpërndaje në: