Raportohet zbutja e PDK-së për Ligjin për Rimëkëmbje: Zëdhënësi i partisë demanton

Raportohet zbutja e PDK-së për Ligjin për Rimëkëmbje: Zëdhënësi i partisë demanton

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka demantuar raportimet në media se ka një përafrim të partisë së tij me Lidhjen Demokratike të Kosovës rreth Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Bytyçi ka thënë se Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është i mangët dhe se duhet të plotësohet me propozimet e Grupit parlamentar të PDK’së.

Unë mund vetëm të përsëris qëndrimin zyrtare të PDK-së qe ligji për rimëkëmbje ekonomike është i mangët dhe si i tillë duhet të plotësohet. PDK ka propozuar një serë masash konkrete që kanë për synim mbështetjen e ekonomisë së vendit. Për sektorin privat ne kemi propozuar masa financiare. Ne po ashtu kemi rekomanduar mbështetjen për kategori që janë në vijë të parë të frontit, duke mos harruar edhe prodhuesit vendor qe kanë nevojë për lehtësime tatimore dhe qasje në kapital financiar”, ka thënë ai për Periskopi.

Tutje u shpreh se përveç emrit ‘Ligji i Rimëkëmbjes Ekonomike” duhet të ketë edhe përmbajtjen e tillë.

“PDK do ta votoj një ligj për rimëkëmbje ekonomike që përpos emrit ka në përmbajtjen e saj mekanizma konkrete për të adresuar problemet e ekonomisë sonë gjatë kësaj krize”, u shpreh ai.

Kujtojmë që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk ka kaluar që disa herë në Kuvendin e Kosovës për shkak të mospajtimeve të partive politike.

Ndryshe shumë biznese në Kosovë kanë falimentuar dhe të tjerët po ballafaqohen me krizën që e ka shkaktuar pandemia Covid-19./Periskopi/

 

Shpërndaje në: