Raporton Romano: Mesfushori shqiptar shkon në Inter

Periskopi.com Sporti

Mesfushori shqiptar i Empolit, Kristjan Asllani ka arritur marrëveshje me klubin e Interit.

Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizo Romano mesfushori shqiptar tashmë ka arritur marrëveshje me vlerë pre 14 milionë euro me Interin, shkruan Periskopi.

Si pjesë e marrëveshjes Empoli ka kërkuar edhe huazimin e Martin Satrianos.