Rashford kthehet në stërvitje, duket i lumtur pas operimit në shpatull

Rashford kthehet në stërvitje, duket i lumtur pas operimit në shpatull

Marcus Rashford ka kaluar me sukses intervenimin e tij në shpatull.

Ylli i Manchester United dhe kombëtares së Anglisë, Rashford, vuante për një kohë të gjatë nga një lëndim në shpatull.

Lojtari vendosi që të humbte xhirot e para të sezonit në Premier League, duke iu nënshtruar një operimi.

Ky operim duket se ka shkuar për mrekulli për anglezin, pasi ai tashmë është kthyer për t’u stërvitur në palestër, dhe duket i lumtur.

Këtë e ka konfirmuar edhe Ole Solskjaer, para ndeshjes kundër Southampton.

“Ai dukej shumë i lumtur me intervenimin në shpatull”, ka thënë Solskjaer, transmeton Periskopi.

“Ai po punon në palestër, e shohim çdo ditë”, shtoi trajneri norvegjez, duke lënë të kuptohet se koha për rikthimin e tij në fushë po afron.

Rashford do të jetë një shtysë e madhe për repartin ofensivë të Man Utd, kur ai të jetë në formën më të mirë fizike. /Periskopi/

Shpërndaje në: