Rashford mund të largohet nga United
Ish-mbrojtësi i Manchester United, Paul Parker beson se trajneri i gjigandit nga Old Trafford, Jose Mourinho mund ta detyrojë të largohet talentin e madh, Marcus Rashford.
Anglezi mendon kështu për faktin se strategu portugez preferon lojtarët me përvojë si Zlatan Ibrahimovic, ndërsa mospërfshirja e Rashford në formacionin bazë mund ta detyrojë talentin të largohet.
“Ju duhet të shqetësoheni për çështjen e Rashford”, tha Parker.
“Nuk ka asnjë mënyrë se si ai do të mund të luante në pozitën numër dhjetë në formacionin e United në këtë moment. Kështu, ai do të konkurrojë me Zlatan Ibrahimovic. United duhet të jetë i kujdesshëm pasi mund ta humbasë atë”. /Periskopi.com



