Rashford pika e dobët e britanikëve: Komentatori i njohur detyrohet ta fshijë llogarinë pas komenteve kontraverse për të

Rashford pika e dobët e britanikëve: Komentatori i njohur detyrohet ta fshijë llogarinë pas komenteve kontraverse për të

Komentatori i ”BBC”, Guy Mowbray është detyruar ta fshijë llogarinë e tij në Tëitter, pas reagimeve dhe abuzimeve në lidhje me komentet e tij për Marcus Rashford.

Sulmuesi është vlerësuar lart për fushatën e tij për t’i ushqyer fëmijët e uritur në Britani, duke ua bërë të mundur atyre që të kenë ushqim edhe gjatë pushimeve në shkollë.

Rashford u tregua kritik ndaj qeverisë britanike më herët këtë javë, pasi nuk u përkrah në këtë iniciativë, transmeton Periskopi.

Moëbray reflektoi në këto evente gjatë komentimit në ndeshjen mes Manchester Unitedit dhe Chelseat të shtunën.

”Ai nuk fitoi në parlament, por ai shënoi golin e fitores në Paris,” tha Mowbray duke iu referuar golit të vonshëm të fitores nga Rashford kundër PSG-së në Champions League.

”Dhe pa marrë parasysh a pajtoheni me kauzën e Marcus Rashfordit apo jo, qartazi ka vetëm admirim për përkushtimin e tij të vazhdueshëm.”

Këto komente u kritikuan rëndë, me shumicën që hidhnin në diskutim nëse të luftosh urinë është gjë e keqe.

Pas kritikave dhe abuzimeve, Moëbray u mundua t’i qartësonte komentet duke thënë se për shkak të rregullores së vendit ku punon, ku nuk lejohen komentet dhe animet politike, u detyrua të flasë në atë mënyrë, por as kjo nuk mjaftoi dhe ai eventualisht fshiu Twitterin. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: