Rashford zbulon letrën emocionuese të 7-vjeçarit për të, i bën edhe një kërkesë që është e vështirë të realizohet

Rashford zbulon letrën emocionuese të 7-vjeçarit për të, i bën edhe një kërkesë që është e vështirë të realizohet

Markus Rashford ka shpërndarë një letër që ka marrë nga një 7-vjeçar, i cili e falenderon sulmuesin për punën e bamirësisë dhe i kërkon anglezit ti bashkohet Tottenhamit.

Lojtari i Manchester Unitedit mori një nismë gjatë izolimit për ti siguruar drekën falas në shkolla fëmijëve të varfër.

“I dashur Markus. Më pëlqen e gjithë puna jote që ke bërë për të ndihmuar familjet në nevojë. Ti më ke inspiruar mua pasi ke ndihmuar fëmijët në momentet më të vështira të tyre. Ti më ke bërë mua një njeri më të mirë dhe të dua ti ndihmoj njerëzit. Falë teje, unë do dhuroj ushqime, lodra dhe veshje për fëmijët në nevojë. Gjithashtu aftësitë e tua në futboll më inspirojnë që një ditë të bëhem një futbollist i madh.

Të lutem a mund ti bashkohesh Totenhemit? Faleminderit për gjithçka që ke bërë”, përfundon letra e Xhekut vetëm 7-vjeç drejtuar Rashfordit.

letra e rashfordit

Shpërndaje në: