Rashfordi i Unitedit e përbuzi Ben Kolollin pas ndeshjes së mbrëmshme

Rashfordi i Unitedit e përbuzi Ben Kolollin pas ndeshjes së mbrëmshme

Kosova u mposht nga Anglia në “Fadil Vokrri” me rezultat 0-4, të dielën, shkruan Periskopi.

Në fund të ndeshjes si zakonisht lojtarët shkëmbejnë fanellat.

Por, mbrëmë mbrojtësi i Kosovës, Benjamin Kololli u ‘poshtërua’ nga Mracus Rashford, i cili ia dhuroi fanellën, por anglezi nuk e pranoi atë të kosovarit.

Shumë futbollistë në fund ndërruan fanellat, ndërsa në sy ra ai i sulmuesit të Manchester United, Marcus Rashford.

Yllit të Djajve të Kuq iu kërkua nga Benjamin Kololli t’i shkëmbenin fanellat, derisa Rashford ia dha të vetën, por nuk e pranoi atë të mbrojtësit anësor.

Ndryshe Kombëtarja e Kosovës është eleminuar nga faza e rregulltë për Euro 2020, duke i kthyer shpresat nga Liga e Kombëve, ku do të ndeshet me Maqedoninë në mars të 2020./Periskopi/

 

Shpërndaje në: