Rashica: Atmosfera në grup është shumë e mirë, nesër për rezultat pozitiv

Rashica: Atmosfera në grup është shumë e mirë, nesër për rezultat pozitiv

Milot Rashica është paraqitur në konferencën për shtyp, para ndeshjes me Greqinë.

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka dhënë disa komente para ndeshjes së ardhshme të Kosovës.

Lojtari ka thënë se atmosfera në grup është e mirë dhe fitorja është synimi i Dardanëve.

“Dihet intensiteti i ndeshjeve që luhet në Premier League dhe ushtrimet janë tjera prej Bundesliga dhe ligës së Holandës. Besoj jam përgatit mirë. Ndeshjet e para vështirë, por besoj se do të kemi rezultate të mira. Këtu si gjithmonë, atmosfera e mirë brenda grupit. Fitorja e fundit e ka kthy edhe më shumë vetbesimin. Nesër vetëm për rezultat pozitiv”, ka thënë Rashica.

Miloti mungoi ndeshjen e kaluar, por tani do të jetë në dispozicion të lojtarit. /Periskopi/

Shpërndaje në: