Rashica flet me vetëbesim: Mund ta mposhtim edhe Anglinë

Rashica flet me vetëbesim: Mund ta mposhtim edhe Anglinë

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është paraqitur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Malin e Zi, shkruan Periskopi.

Rashica me vetëbesim të plotë beson në kualifikim dhe thotë se mund ta mposhtin edhe Anglinë.

“Kemi mundësi të mira këtë ndeshje pasi kemi përkrahjen e tifozëve”, ka deklaruar Rashica

“Edhe pse Anglia na ka vështirësuar punët, ne kemi kualitet dhe kemi gjasa të kualifikohemi, i kemi tri ndeshje sikurse tri finale”, ka shtuar ai.

“Ne kemi besuar prej fillimit, ne besojmë në cilësitë tona, pse mos t’i fitojmë të tri ndeshjet”, ka përfunduar Rashica

Kosova – Mali i Zi do të zhvillohet nesër (e hënë) me fillim nga ora 20:45. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: