Rashica flet pas ndeshjes: Hijeshia e vetme sonte kanë qenë Dardanët

Rashica flet pas ndeshjes: Hijeshia e vetme sonte kanë qenë Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje të hidhur nga Republika çeke në ndeshjen e parafundit eliminatore për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin A, djelmoshat e Bernard Challandes janë mposhtur me rezultat 2:1 nga çekët në ‘Doosan Arena’.

Atdhe Nuhiu shënoi për Kosovën, ndërsa Kral dhe Celustka shënuan për vendasit.

Pas ndeshjes, sulmuesi i Kosovës Milot Rashica e ka pranuar se ‘Dardanët’ nuk ishin në nivelin e tyre sonte.

“Zhgënjimi është shumë i madh te ne. Në pjesën e parë kemi pasur një ndër pjesët më të dobëta deri më tash”, ka thënë Rashica për SSK, përcjell Zëri.info.

“Në pjesën e dytë u kthyem, por Çekia luajti mirë. Ne e shënuam golin e parë, por shumë gjëra nuk funksionuan sonte pasi humbëm shumë topa si në mbrojta ashtu edhe në sulm”, vlerësoi Rashica.

“Hijeshia e vetme sonte kanë qenë Dardanët qq na kanë përkrahur që nga dje. Dardanët  kanë bërtitur faleminderit pas ndeshjes dhe kjo ka qenë gjë e madhe. Shpresoj që në ndeshjet e tjera do t’ua kthejmë”, theksoi vushtrriasi.

“Ka qenë një përvojë shumë e mirë deri më tash. Kemi marrë shumë gjëra të mira në këto kualifikime”, shtoi ai.

Kështu, Kosova numëron dy humbje, dy barazime dhe tri fitore pas shtatë ndeshjeve eliminatore në ‘Euro 2020’.

Me këtë humbje, është shuar edhe ëndërra për kualifikim në ‘Euro’ përmes eliminatoreve, pasi momentalisht renditet në vendin e tretë me 11 pikë, katër më pak se vendi i dytë Çekia.

Shpërndaje në: