Rashica i uritur për suksese, a është ky paralajmërim se do të largohet nga Werder Bremen?

Rashica i uritur për suksese, a është ky paralajmërim se do të largohet nga Werder Bremen?

Milot Rashica tregoi formë fantastike me Werder Bremenin në edicionin pranveror

Ylli i Kombëtares së Kosvovës shënoi 8 gola vetëm gjatë edicionit pranveror me Werder Bremenin dhe paraqitjet e tij kanë bërë që shumë klube të interesohen për të, shkruan Periskopi.

22 vjeçari ka thënë se është i uritur për të arritur suksese dhe me ndoshta kjo verë për të mund të sjellë edhe ndryshimin e klubit.

“Pasi kisha vështirësi në fillim, tash jam i kënaqur. Por, do të doja ta arrinim objektivin edhe me klubin. Mirëpo, ende nuk ka marrë fund asgjë. Unë dua të arrij shumë në karrierën time. Do të punoj shumë për këtë” ka thënë Rashica.

Për yllin nga Vushtrria po interesohen klube të shumta nga Gjermania dhe Anglia./Periskopi/

Shpërndaje në: