Rastet po shkojnë t’u u rritë, a do të ketë masa anti-COVID

Rastet po shkojnë t’u u rritë, a do të ketë masa anti-COVID

Situata me pandeminë nuk është e rënd, është e menaxhueshme.

Kështu ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, në një paraqitje në “Sytë 7” në Klan Kosova.

Sipas tij, rritja e numrit të të infektuarëve ditëve të fundit, me COVID-19, nuk është shumë shqetësuese, marrë parasysh se pacientëve nuk po u rëndohet situata shëndetësore.

Se a do të merren masa të reja, në përputhje me rritjen e numrit të të infektuarve, Hoti, në “Sytë 7” tha se javën e ardhshme pritet që të mblidhen trupat që merren me situatën e pandemisë, të cilët mund t’i rekomandojnë ndonjë masë Ministrit të Shëndetësisë, ndonëse shtoi se nuk pret të ketë diçka të tillë.

Hoti ka bërë thirrje për vaksinim, ndërkohë që ka shtuar se edhe diaspora, tash në sezonin e verës, nëse mësyn Kosovën, të vaksinohen në vendet ku qëndrojnë, ndonëse nuk kanë asnjë masë kufizuese të lëvizjes apo ardhjes së tyre në Kosovë.

Ndryshe, të enjten në Kosovë u shfaqën 149 raste të reja pozitive, nga 786 testime.

Shpërndaje në: