Rasti i dhunimit të 35 vjeçares në motelin në Prizren: I dyshuar pronari i motelit

Rasti i dhunimit të 35 vjeçares në motelin në Prizren: I dyshuar pronari i motelit

Një grua 35 vjeçare nga Prizreni bëri bujë të madhe dje në opinion pas komenteve të shumta abuzive nga qytetarët që kontestonin versionin e saj.

Ajo kishte raportuar një dhunim që i kishte ndodhur në një motel në Prizren, pas dy muajsh.

Prizrenasja kishte deklaruar se derisa ishte duke pushuar në motel, një burrë i kishte hyrë në dhomë dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj. Një gjë që kjo që përbën dhunim seksual.

Vetëm më 2 maj ajo kishte guxuar t’i tregonte bashkëshortit për rastin, e ndodhur dy muaj më herët. E më pas, bashkë me të kishin shkuar në polici për raportim të rastit, përcjell Periskopi.

Kujtojmë që shumë viktima të dhunës seksuale e kanë të zorshme të rrëfejnë menjëherë për rastet për shkak të traumës që marrin nga kjo ndodhi e rëndë.

Expressi ka mësuar se një 44 vjeçar dyshohet për dhunimin e gruas shtatzënë, dhe se ai është hiç më pak se pronari i motelit në fjalë.

Në motel ka jetuar për një kohë viktima me burrin e saj.

“Me datë 3 maj 2021 është intervistuar i dyshuari, në prezencë të avokatit mbrojtës. I njëjti në mënyrë kategorike e ka mohuar veprën. Në deklaratën e dhënë në polici, i dyshuari nuk pranon se ka pasur marrëdhënie seksuale me viktimën”, ka deklaruar për Express një burim brenda policisë së Prizrenit.

 

Shpërndaje në: