Rasti tragjik në Prishtinë, Zogaj bën thirrje për kujdes të shtuar

Rasti tragjik në Prishtinë, Zogaj bën thirrje për kujdes të shtuar

Si pasojë e erërave të forta në kryeqytet sot pati edhe një rast tragjik.

Nga një lis i rrëzuar në lagjen Pejton, ka humbur jetën një 30 vjeçar.

Pas rastit tragjik, nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, sidomos në pjesët e qytetit ku ka drunj përreth

Ai tha se ekipet e shpëtimit janë në teren dhe po meren me rastet e aksidenteve.

Postimi i plotë:

Ju lutemi, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta, të keni KUJDES, sidomos në pjesët e qytetit që kane drunj përreth! Ekipet tona të shpëtimit janë në terren dhe po merren me rastet e aksidenteve!.

Shpërndaje në: