Ratkoceri: Maqedonia – peng i “shtetit të thellë” të krijuar nga Serbia, i ndërtuar mbi antishqiptarizmën

Ratkoceri: Maqedonia – peng i “shtetit të thellë” të krijuar nga Serbia, i ndërtuar mbi antishqiptarizmën

Maqedonia, që nga viti 1945 është krijuar, ndërtuar dhe frymëzuar mbi antishqiptarizmin dhe antibullgarizmin të krijuar nga qarqet proserbe në vend.

Kështu shkruan në profilin e tij në Facebook, gazetari dhe botuesi i gazetës KOHA, Arben Ratkoceri, ndërsa sjell shembull deklaratat e fundit të ish-zëvendëskryeministrit për Eurointegrime, Nikolla Dimitrov për bisedimet me Bullgarinë dhe mosbesimin e hapur të tij ndaj Bujar Osmanit si ministër i Jashtëm.

Ratkoceri shkruan se, pjesë e agjendave antishqiptare dhe antibullgare janë edhe një pjesë e mediave, shërbimet e sigurisë, Akademia e Shkencave, universitetet, OJQ-të, si dhe disa figura politike edhe në LSDM.

Statusi i plotë i z.Ratkocerit:

Maqedonia vazhdon të jetë peng i shtetit të thellë (Deep State) i krijuar nga Serbia që nga viti 1945, e i ndërtuar e frymëzuar mbi antishqiptarizmën dhe antibullgarizmën. Ky shtet i thellë që ekskluzivisht është proserb e antishqiptar e antibullgar kryesisht është i etabluar fuqishëm te një pjesë e mediave, shërbimet e sigurisë, gjykatave,  universiteteve – sidomos në Fakultetin Juridik në Shkup, Akademinë e Shkencave, OJQ-të, oligarki, në pjesën konzervative të LSDM-së, në shumë parti tjera më të vogla…
“Viktima” politike të këtij shteti deri më tani janë tre kryeministra: Lupço Georgievski, Vllado Buçkovski dhe Zoran Zaevi, vetëm sepse kishin një qasje më ndryshe ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj bullgarëve dhe tentonin të krijonin një distancë nga Serbia. Jo rrallë herë ky “shtet i thellë” proserb është ndihmuar nga naivë politik shqiptarë.
Si shembull tipik i metodës së veprimit të shtetit të thellë proserb mund ta marrim deklaratat e ish-ministrit Dimitrov që jo rastësisht erdhi pak para vizitës së kryeministrit bullgar dhe paralajmërimet e tij për një qasje më miqësore ndaj Maqedonisë.
Ky Shtet i Thellë e bënë të pamundur zgjedhjen e kontestit me Bullgarinë njejtë siç nuk lejonte që nga 1945-ta deri më 2001 e që reziston akoma, zgjidhjen e çështjes të të drejtave të bashkëqytetarëve të tyre shqiptarë!

Shpërndaje në: