Raul Albiol: Jemi të mërzitur nga humbja e sotme, por do ta kujtojmë gjithmonë këtë sezon

Raul Albiol: Jemi të mërzitur nga humbja e sotme, por do ta kujtojmë gjithmonë këtë sezon

Skuadra e Villarrealit humbi sonte nga Liverpooli me rezultatin 2-3 dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve.

Pas ndeshjes, mbrojtësi i Villarrealit, Raul Albiol tha se kjo natë do të jetë e paharrueshme për të gjithë tek Villarreali, pasi zhvilluan një ndeshje të mirë dhe mbi të gjitha kishin paraqitje të mira sivjet në Champions League, duke arritur në gjysmëfinale të kompeticionit më të madh të futbollit në Evropë.

“Është një natë e trishtë por e paharrueshme. Edhe pse e humbëm këtë lojë, do ta kujtojmë gjithmonë paraqitjen e këtij sezoni”, tha Raul Albiol pas ndeshjes për mediat ndërkombëtare.

Shpërndaje në: