Raund i ri i dialogut teknik, Bislimi dhe Petkoviq takohen sot në Bruksel

Raund i ri i dialogut teknik, Bislimi dhe Petkoviq takohen sot në Bruksel

Një raund i ri i takimeve të nivelit teknik në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet sot dhe nesër në Bruksel.

Zëvendëskryeministri kosovar Besnik Bislimi do të takohet gjatë ditës së sotme me drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq derisa nikoqir është Emisari Special i BE-së për dialog Miroslav Lajçak.

Zëdhënësi për politikë të jashtme në Bashkimin Evropian, Peter Stano, tha të hënën se ”në këto bisedime teknike do të diskutohet për çështjet e hapura aktualisht dhe hapat e ardhshëm në dialog”.

Nga qeveria e Kosovës kanë thënë se në këto takime pritet të diskutohet edhe çështja e të zhdukurve.

Takimi i nivelit teknik shihet si paraprijës i atij të nivelit të lartë që pritet të ndodhë diku në fillim të vjeshtës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u takuan në për herë të fundit më 19 korrik.

Shpërndaje në: