RBC: Ukraina tërheq trupat e saj paqeruajtëse nga Kosova

RBC: Ukraina tërheq trupat e saj paqeruajtëse nga Kosova

Ukraina ka nisur procedurat që t’i tërheq 40 trupat e saja nga Kosova, të cilët shërbejnë në misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

Këtë e bëri të ditur Komanda e Forcave të Bashkuara të Ukrainës në një përgjigje për median ukrainase, “RBC”.

“Deri sot, kontingjenti kombëtar i Forcave të Armatosura të Ukrainës, i përbërë nga 40 ushtarakë, ndodhet në Kosovë”, ka thënë në përgjigje ushtria ukrainse.

Departamenti që u përgjigj në këtë çështje vuri në dukje se aktualisht po merren masa për t’i kthyer ata në Ukrainë.

Arsyeja është Dekreti Presidencial nr. 114 i datës 7 mars 2022 “Për tërheqjen e kontingjentit kombëtar dhe personelit kombëtar që marrin pjesë në operacionet ndërkombëtare për ruajtjen e paqes dhe sigurisë”.

“Kthimi i kontingjentit kombëtar do të nënkuptojë një ndërprerje të përkohshme të pjesëmarrjes së tij në misionin e KFOR-it,” tha Komanda e Forcave të Përbashkëta.

Media ukrainase rikujtoi faktin se në këtë fundjavë situata në Kosovë ishte drejt eskalimit kur serbët e veriut bllokuan rrugët drejt pikave kufitare si shenjë revolte ndaj vendosjes së masave të reciprocitetit nga Qeveria e Kosovës.

Shpërndaje në: