Reagimi i ‘Dardanëve’: Humbje që dhemb, sepse nuk duhej dhe nuk pritej

Reagimi i ‘Dardanëve’: Humbje që dhemb, sepse nuk duhej dhe nuk pritej

Kosova e ka humbur ndeshjen e rundit të pestë në Ligën e Kombëve ndaj Irlandës së Veriut me rezultatin final në 2:1.

Ndonëse gjatë gjithë kohës futbollistët tanë treguan karakter dhe lojë të mirë, madje krijuan edhe shumë raste,a ta u ndëshkuan në fund, shkruan Periskopi.

Këtën humbje tifo-grupi ‘Dardanët’ e cilëson si të dhimbshme dhe të papritshme.

Postimi i tyre i plotë:

“Humbje që dhemb, sepse nuk duhej dhe nuk pritej.
Nuk pritej sepse nuk luajtëm aq keq sa për t’u mposhtur. Ndërkaq, nuk duhej ngase kemi një kohë që nuk shënojmë një fitore, të cilën aq shumë e presim ne si tifozë.
Vështirë ta pranojmë këtë rezultat, por tani duhet të mundohemi që të dalim të paktën të dytit në këtë grup.
Për këtë gjë, shpresojmë që ta thyejmë këtë makth, duke mposhtur Qipron të martën në “Fadil Vokrri”.
Nuk duhet të demoralizohemi.
Forca Kosovë”.

Shpërndaje në: