Reagimi i De Bruynes dhe Fodenit pasi e kuptuan se Kyle Walker e ka shpejtësinë 78 në FIFA 22, është brilant

Reagimi i De Bruynes dhe Fodenit pasi e kuptuan se Kyle Walker e ka shpejtësinë 78 në FIFA 22, është brilant

EA Sports zbuloi futbollistët më të vlerësuar në FIFA 22, më herët këtë javë.

Lionel Messi është futbollisti më i mirë përsëri, me një vlerësim prej 93.

Cristiano Ronaldo (91) është tash i treti, pasi të dytin e zuri Robert Lewandowski, transmeton Periskopi.

Kevin De Bruyne, Neymar, Kylian Mbappe dhe Jan Oblak, të gjithë kanë poashtu vlerësimin 91.

Vlerësimet e lojtarëve të Manchester Cityt gjithashtu u zbuluan.

Dhe, për ta promovuar lojën, City postoi një video të De Bruynes dhe Phil Fodenit duke reaguar ndaj vlerësimeve të disa futbollistëve.

Dyshes iu treguan vlerësimet dhe ata u desh të gjenin për kë bëhej fjalë.

Dhe atyre iu bë një truk kur erdhi radha për Kyle Walkerin.

Walker njihet për shpejtësinë e tij. Ai është një prej më të shpejtëve në botën e futbollit.

Por karta të cilën ata patën thoshte se ai ka një vlerësim të shpejtësisë prej vetëm 78 – që e bënte atë më të ngadaltë se emrat si Jack Grealish, Foden dhe Riyad Mahrez.

Dhe kur zbuluan se mbrojtësi kishte shpejtësinë vetëm 78, nuk mundën ta besonin.

Mirëpo, krejt kjo ishte pjesë e një shakaje, pasi Walker realisht ka shpejtësinë prej 92 në edicionin e ri të lojës. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: