Reagimi i Jurgen Kloppit pas rikthimit të Harvey Elliot në stërvitje, ishte disponim i pastër baba-bir

Periskopi.com Sporti

Anësori i Liverpoolit, Harvey Elliott është rikthyer në stërvitje të plota pas lëndimit të tmerrshëm që e pësoi në fitoren 3-0 kundër Leeds në shtator.

18-vjeçari pati një start të ndritshëm në sezonin 2021/22, duke siguruar një vend në skuadrën e parë në ndeshjet hapëse të sezonit.

Por fushata e tij u ndërpre pasi ai lëvizi nga vendi kyçin e këmbës në një përplasje aksidentale me mbrojtësin e Leedsit, Pascal Strujik.

Serioziteti i lëndimit u pa shpejt në fushë, me Mohammed Salahun që vrapoi për t’i dalë në ndihmë anësorit të ri, derisa doktori i ekipit Jim Moxon vrapoi menjëherë disa sekonda më vonë.

Pavarësisht natyrën shqetësuese të incidentit, i riu ka treguar karakter të jashtëzakonshëm për t’u rikthyer nga lëndimi, pasi ishte jashtë fushave për katër muaj.

Dhe tash ai është rikthyer, teksa është publikuar një video e 18-vjeçarit duke u aktivizuar në qendrën stërvitore të klubit.

I rrethuar nga turma e lojtarëve, Kloppi zgjodhi Elliottin t’ia zinte rrugën dhe ta përqafonte.

Duke hapur krahët gjerësisht, menaxheri e përqafon atë në një përqafim masiv, duke e ngritur lojtarin nga toka në një moment të shëndetshëm ‘babai biri’.

Hidhini një sy videos më poshtë që të ngroh zemrën… /Periskopi.com/