Reagimi shokues i Gareth Bale derisa Real Madridi po poshtërohej nga Atletico Madridi
Gareth Bale mund ta ketë veshur fanellën e Real Madridit për herë të fundit, të premten mbrëma.
Uellsiani, i cili raportohet se është afër të nënshkruajë një marrëveshje sipas të cilës do të fitojë 1.5 milionë euro në javë me klubin kinez, Jiangsu Suning, u inkuadrua kundër Atletico Madridit kur kishin mbetur edhe 30 minuta lojë deri në fund, transmeton Periskopi.
“Los Blancos” ishin duke u mposhtur 6-1 kur Bale u inkuadrua, me Atleticon që shënoi përsëri pak momente më vonë.

Derisa ishte vetëm miqësore, disfata 7-3 ishte vërtet poshtëruese për Real Madridin, sidomos pasi erdhi nga rivali i përbetuar lokal.
Por ajo që është edhe më shokuese është se Bale u pa vazhdimisht duke buzëqeshur para dhe pasi u zëvendësua nga Zidane.
Ai fillimisht u pa duke u tallur me një bashkëlojtar në bankën rezervë.
Why Bale is laughing! ???? pic.twitter.com/o3g4KJV4xm
— oo ✴ (@keem116) July 27, 2019
Pastaj u pa duke qeshur në mënyrë cinike para se të inkuadrohej.
Real Madrid were 6-1 down to Atletico after an hour.
Look at the difference in Gareth Bale’s reaction to Zidane’s… ? pic.twitter.com/zlJumm6II1
— TheFootballRepublic (@TheFootballRep) July 27, 2019
Dhe pastaj kamerat e kapën duke e shikuar Zidanen dhe duke qeshur derisa skuadra e tij po mposhtej 7-1. /Periskopi.com/
Gareth Bale was pictured looking at Zidane on the sidelines and laughing at him. Real Madrid are getting humiliated by Atletico Madrid. pic.twitter.com/R3c8uhFzNi
— 360Sources (@360Sources) July 27, 2019



