Reagimi i të huajve për rastin e të moshuarit në Gjilan që nuk e ndihmoi askush në rrugë (Video)

Reagimi i të huajve për rastin e të moshuarit në Gjilan që nuk e ndihmoi askush në rrugë (Video)

Rasti i një të moshuari i cili vdiq në rrrugën Gjilan –Ferizaj, është bërë virale në rrjetet sociale në gjithë botën.

Një nga faqet në facebook, e cila ka mbi 13 milion ndjekës, ka publikuar lajmin duke treguar se si askush nuk u ndal t’i ndihmonte të moshuarit i cili humbi ndjenjat dhe më pas vdiq në rrugë në teperatura të larta, transmeton Gazeta Intro.

“Kjo ngjarje ju then zemrat, shikojeni deri në fund”, është titulli i videos së publikuar në faqen me mbi 13 milion ndjekës ‘Fortafy”.

Po ashtu të shumta janë komentet e të huajve që kanë ardhur në videon e faqes, duke shprehur zemrimin se si askush nuk u ndal t’i ndihmonte këtij të moshuari.

Kjo ngjarje kishte ngjallur edhe reagime të shumta në Kosovë.

 

15 minuta më parë

 

Shpërndaje në: