Reagon AAK në Junik: VV në stilin e saj, po keqpërdor faqet “Juniku” dhe ” Juniku ynë” për të manipuluar qytetarët

Reagon AAK në Junik: VV në stilin e saj, po keqpërdor faqet “Juniku” dhe ” Juniku ynë” për të manipuluar qytetarët

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), dega në Junik ka reaguar ndaj disa faqeve që menaxhohen nga Lëvizja Vetëvendosje dhe të njëjtat po përpiqen të manipulojnë me publikun.

Subjekti politik AAK në Junik ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje e cila siç thuhet po manipulon me qytetarët përmes faqeve ‘Juniku’ dhe ‘Juniku ynë’ që ka përvetësuar ky subjekt politik.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Dega në Junik reagon ndaj manipulimit të vullnetit qytetar nga faqet Juniku dhe Juniku ynë të menaxhuara nga subjekti politik Vetevendosje, të cilat faqe fshijnë komentet dhe sondazhet që nxjerrin fitues kryetarin aktual z.Agron Kuçi, njëherit kërkon nga qytetarët që të konsiderojnë qëndrime zyrtare nga subjekte politike vetëm ato qëndrimi që publikohen në faqet zyrtare të subjekteve politike, faqe të cilat kanë autor të njohur për publikun dhe është e njohur për qytetarët se kë përfaqësojnë”, thuhet në reagimin e AAk’së.

Reagimi i plotë:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Dega në Junik reagon ndaj manipulimit të vullnetit qytetar nga faqet Juniku dhe Juniku ynë të menaxhuara nga subjekti politik Vetevendosje, të cilat faqe fshijnë komentet dhe sondazhet që nxjerrin fitues kryetarin aktual z.Agron Kuçi, njëherit kërkon nga qytetarët që të konsiderojnë qëndrime zyrtare nga subjekte politike vetëm ato qëndrimi që publikohen në faqet zyrtare të subjekteve politike, faqe të cilat kanë autor të njohur për publikun dhe është e njohur për qytetarët se kë përfaqësojnë.
Juniku, emri dhe imazhi i Junikut nuk kanë ngjyrim politik, ndaj kundershtojmë instalimin e çdo fryme joliberale e antidemokratike nga grupe të caktuara në Junikun e bashkjetesës së mirë, traditës së lashtë kulturore e qytetare.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës respekton vullnetin qytetar dhe lut qytetarët të vazhdojnë ta ruajnë me xhelozi respektin ndërqytetar, virtyt dhe potencial që e bënë JUNIKUN tonë UNIK.

Shpërndaje në: