Reagon ashpër Ambasada e ShBA-ve pas aksionit në Veri: Përmbahuni, menjëherë, pa vonesë

Reagon ashpër Ambasada e ShBA-ve pas aksionit në Veri: Përmbahuni, menjëherë, pa vonesë

Ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar pas aksionit në Veri të Kosovës, ku ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga veprimet dhe të ulën tensionet menjëherë.

Në komunikatën e ambasadës thuhet se i bashkëngjitën reagimit të Bashkimit Evropian, ku bëhet thirrje ndaj dy shteteve, të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe të zvogëlojnë tensionet-menjëherë.

“Ne i bashkohemi Bashkimit Evropian duke i bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të ushtrojnë përmbajtje, të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe të zvogëlojnë tensionet-menjëherë, pa vonesë”, thuhet në reagimin e ambasadë amerikane.

Shpërndaje në: