Reagon BIK-u: Pjesëtarëve të FSK-së ua garanton Kushtetuta faljen e namazit

Reagon BIK-u: Pjesëtarëve të FSK-së ua garanton Kushtetuta faljen e namazit

Zyrtari për Informim në BIK, Ahmet Sadia, në një prononcim për “Indeksonline” ka komentuar zërat e fundit për publikimin e fotografive të ushtarëve të FSK-së duke u falur me uniformë.

Ai tregon për një vizitë që kishte në bazën amerikane, që gjendet pak metra larg Ferizajt. Sadrija thotë se aty ka parë ushtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës teksa falin namaze.

“Derisa isha në kampin “Bonsteel” në bazën amerikane unë jam fal aty. Përveç kishës që e kanë është edhe xhamia dhe gjithmonë në mesin e tyre është edhe ndonjë ushtar amerikan.  Nëse ne synojmë standarde, siç i ka NATO, besoj se një drejtë e tillë është e pakontestueshme. Por, tek ne ende jemi në fazën tranzicionale dhe jemi duke punuar. Ajo është e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe të gjitha”, është shprehur ai.

Ndryshe,  Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka ndaluar publikimin e fotografive të pa autorizuara të prestarëve duke u falur në hapësirat e brendshme të FSK-së. Kjo, sipas tyre, është cilësuar si shkelje e  rregullores së brendshme.

Megjithatë, MFSK-ja është deklaruar se nuk ia ka ndaluar askujt faljen e namazit të xhumasë në hapësirat e FSK-së. /Indeksonline/

Shpërndaje në: