Reagon BSPK’ja: Nuk pajtohen me shtrenjtimin e rrymës

Reagon BSPK’ja: Nuk pajtohen me shtrenjtimin e rrymës

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka reaguar lidhur me propozimin e KEDS-it drejtuar ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, dhe miratimin nga Qeveria të këtij propozimi.

“Arsyetimi i KEDS-it se rritja e çmimit të energjisë elektrike është pasojë e ngritjes së çmimit të importit nuk mund të pranohet edhe po të jetë i saktë, dhe krejt kjo se popullata është shtrënguar plotësisht duke iu përkeqësuar gjendja ekonomike e sociale. Edhe të punësuarit, të cilët për shkak të moscaktimit të pagës minimale, po edhe pjesa tjetër e popullatës e cila varet nga ndihmat sociale e edhe tjetra që nuk ka punë e as ndihma sociale do të gjenden në një situatë tejet të vështirë ekonomike e sociale me këtë veprim të pa analizuar e të pamatur mirë”, thuhet në reagimin e BSPK-së.

BSPK-ja i drejtohet partnerit të saj social – Qeverisë se ka bërë veprim të ngutshëm me miratimin e propozimit të këtillë, të propozimit të cilit është dashur t{i kushtohet kohë dhe t’i nënshtrohet analizës profesionale para se të miratohet.

“Besojmë se Qeveria është e vetëdijshme se miratimi i sotëm do të sjellë deri te përkeqësimi dhe rëndimi i mëtejshëm i situatës ekonomike e sociale të qytetarit”, përfundon reagimi.

Edhe dy partitë më të mëdha opozitare, PDK e LDK kanë reaguar për propozimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, duke thënë se me këtë po i jepet goditje e fortë mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Shpërndaje në: