Reagon Driton Kuka pas triumfit të jashtëzakonshëm të Distria Krasniqit në Hungari

Reagon Driton Kuka pas triumfit të jashtëzakonshëm të Distria Krasniqit në Hungari

Distria Krasniqi ka mbrojtur me krenari ngjyrat e flamurit të Kosovës në Grand Slamin e Hungarisë që u zhvillua në Budapest.

Kosovarja fitoi të artën duke mposhtur kampionen Olimpike, Paula Pareto në finale me vazari, shkruan Periskopi.

Krasniqi fitoi vazari pas vetëm tetë sekondave, duke e mposhtur eventualisht kundërshtaren kualitative.

E menjëherë pas triumfit, trajneri legjendar i xhudos, Driton Kuka ka reaguar në Facebook, duke shkruar:

”E arta e Disit po vjen në Kosovë!
Finale e bukur e mjeshtërore kundër Kampiones Aktuale Olimpike Pareto Paula!
1000 pikë Olimpike ??
Kosova mbi të gjitha …”

Shpërndaje në: