Reagon edhe Blerim Reka: Udhëheqim në të gjitha komunat shqiptare

Reagon edhe Blerim Reka: Udhëheqim në të gjitha komunat shqiptare

Kandidati për President i mbështetur nga opozita shqiptare, Blerim Reka, në një dalje para shtabit të tij dhe gazetarëve tha se ai udhëheq në të gjitha komunat ku banojnë shqiptarët.

Ai tha biles se udhëheqin në një diferencë të madhe, praktikisht 3 me 1, kundrejt kandidatëve të tjerë.

Ai akuzoi partitë në pushtet se ka pasur një presion të madh kundrejt votuesve shqiptarë dhe elektorati ka qenë i kapur.

Gjithsesi ai tha se ishte optimist sepse në mbi  50 për qind të votave të numëruar deri më tani, ai ka marrë mbi 50 mijë vota dhe kjo do të thotë shumë, sipas tij.

Reka më tej tha se ky korpus i votave “Reka për Republikën” paralajmëron një pranverë të re për vendin dhe shumë shpejt do të kemi zgjedhje të reja parlamentare.

Ai shtoi se nuk është dakord me këtë sistem zgjedhor të Presidentit duke sugjeruar se kështu si funksionon nuk mund të jetë funksional duke propozuar ose rritjen e kompetencave të Presidentit të Republikës ose Presidentit të zgjidhet nga Parlamenti nëse kompetencat vazhdojnë këto që janë.

Shpërndaje në: