Reagon edhe ministria për raportimin se iu zhdukën 10 milionë: E pavërtetë

Reagon edhe ministria për raportimin se iu zhdukën 10 milionë: E pavërtetë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë ka reaguar pas raportimit të Insajderit ‘’Skandali i madh i ministres Rozeta Hajdari; Zhduken rreth 10 milion euro te destinuara për rezervat shtetërore”, duke e quajtur si të pavërtetë.

Ja reagimi:

Ju njoftojmë se lidhur me artikullin e publikuar në portalin Isajderi, me titullin “Skandali i madh i ministres Rozeta Hajdari; Zhduken rreth 10 milion euro te destinuara për rezervat shtetërore”, njoftojmë opinionin publik se përmbajtja e këtij artikulli është e pavërtetë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton opinionin e gjerë se rezervat shtetërore janë siguruar sipas planifikimit të projektuar.

Me planifikim nga MINT dhe financim nga buxheti kombëtar, janë siguruar furnizime me produktet esenciale të rezervës shtetërore në sasi të konsiderueshme gjatë vitit 2022.

Rezerva e shtuar gjatë fillim vitit 2022, veçse ka arritur në Kosove dhe është vendosur në lokacionet e aranzhuara për rezervën shtetërore.

Raportime të pavërteta si kjo janë të dëmshme për sigurinë publike, andaj Ministria e Industrisë Ndërrmarrësisë do të ndjekë rrugët ligjore.

 

 

Shpërndaje në: