Reagon edhe një mjek kosovar: Nuk kam dëgjuar për vetëvrasje të tillë, Astritin e mbytën persona të tretë

Reagon edhe një mjek kosovar: Nuk kam dëgjuar për vetëvrasje të tillë, Astritin e mbytën persona të tretë

Përveç mjekut nga Kosova që punon në fushën e mjekësisë në Gjermani, Milot Rama, i cili tha se nuk ka dëgjuar asnjëherë që dikush të ketë bërë vetëvrasje siç tha kryeprokurori  i Prizrenit, Sylë Hoxha për Astrit Deharin – edhe një mjek tjetër kosovar, i cili jeton dhe punon në Bosnjë dhe Hercegovinë – dhe i cili thotë se ka trajtuar shumë herë pacientë të cilët kishin tentuar vetëvrasjen, konkludon se gjatë eksperiencës së tij asnjëherë nuk ka evidentuar një vetëvrasje, ashtu siç thuhet se ka bërë Astrit Dehari, transmeton Periskopi.

Ismail Lutolli shkruan në Facebook se duke e ditur se Astriti ka qenë student i mjekësisë, një zgjedhje e tillë për t’u vetëvrarë duket edhe më mosbesuese.

Mjeku Lutolli shkruan se enigmë mbetet se kush mbylli rrugët e frymëmarrjes dhe solli vdekjen, pasi që tashmë dihet se vdekja erdhi nga bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes.

Ai beson se persona të tretë ishin shkaktarë apo pjesëmarrës direkt në mbytjen e Astrit Deharit.

Lexoni të plotë komentin e tij në Facebook:

Ne punen time profesionale si mjek ne kujdesin intenziv kam pare dhe trajtuar shume here pacient te cilet kishin tentuar vetvrasjen. Mjetet dhe rruget qe kishin ndjekur kane qene te ndryshme por asnje here te vetme nuk kam pare nje rast te tille. Duke ditur qe Astriti ishte student i Fakultetit te Mjeksise nje zgjedhje e tille duket edhe me mosbesuese. Nuk kishte perse te zgjedhte nje vuajtje kaq te madhe me nje mjet te pa pershtatshem per vetvrasje duke qene se kishte njohuri te mjaftueshme per metode me te sigurte dhe me pak te dhimbshme te tevetvrasjes.

Se Astriti ka vdekur nga mbyllja e rrugeve te frymemarrjes kjo nuk eshte risi por pyetja shtrohet : kush mbylli rruget e frymemarrjes dhe solli vdekjen ?

Personalisht mendoj qe persona te trete ishin shkaktare apo pjesmarres direkt ne mbytjen e Astritit.

Gjate tentatives per vetvrasje ne menyren si presupozohet do duhej te kishte mekanizma mbrojtes te organeve te Astritit te cilat do e benin te pamundur vetvrasjen me nje shishe mjalti. Do kishte se paku refleksin e vjelljes, humbjes se vetedijes dhe e tere kjo do e zhbllokonte serish rruget e frymemarrjes. Proporcioni i madhesise se shishes dhe ndertimi anatomik i rrugeve te frymemarrjes e bejne te pa mundur mbylljen e plote nga vete individi nese ka tentim vetvrasjeje. Mekanizmat mbrojtes jane aq te fuqishem sa eshte pothuajse e pamundur te realizohet vetevrasja ne kete menyre. Cdo trup i huaj i futur dhunshem ne rruget e permendura te do te shkaktonte se paku refleks te vjelljes dhe reflekse tjera te fuqishme mbrojtese, te cilat individi me vetedije nuk mund t’i kontrolloj dhe e tere kjo do rikthente frymemarrjen normale.

Shpresoj ne nje hetim te pavarur dhe ekspertize nderkombetare.

Lexo edhe:

Mjeku që punon në Berlin: Me e fut me vetëdije shishen në sistemin respirator, kjo e tejkalon fantazinë e Stephen Kingut!

Shpërndaje në: