Reagon EULEX’i: Të gatshëm të asistojmë së bashku me KFOR’in në veri

Reagon EULEX’i: Të gatshëm të asistojmë së bashku me KFOR’in në veri

Kreu i Misionit të EULEX’it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, është shprehur se ky mison së bashku me NATO’n janë gati që të ndihmojnë në situatën e krijuar në veri.

Këto komente Wigemark, i ka bërë pasi është takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilët kanë biseduar lidhur me situatën në veri të Kosovës.

“Takim shumë i dobishëm sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me ngërçin në dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. EULEX-i vendosi ekipe në të dy pikat e përbashkëta kufitare një javë më parë dhe është gati të ndihmojë së bashku me NATO-n”, ka shkruar Wigemark në Twitter.

Duhet theksuar se, Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka marrë vendim që të miratohet masa e reciprocitetit për targa me Serbinë. Pas kësaj, forcat Speciale të Policisë janë vendosur në pikat kufitare në veri të Kosovës, ndërsa banorët e minoritetit serb kanë bllokuar rrugët me automjete.

Shpërndaje në: