Reagon Guardiola pasi Man United ia shkaktoi skuadrës së tij humbjen e parë pas 21 fitoreve radhazi

Reagon Guardiola pasi Man United ia shkaktoi skuadrës së tij humbjen e parë pas 21 fitoreve radhazi

Pep Guardiola ka thënë se Manchester City duhet t’i shohë gjërat pozitive nga ecuria prej 21 fitoreve radhazi, në vend se të përqendrohet te humbja kundër Manchester Unitedit në derbin e Premierligës të dielën.

Bruno Fernandes dhe Luke Shaw shënuan për Unitedin për t’ia ndërprerë skuadrës së Guardiolës ecurinë prej 21 fitoreve radhazi duke ia shkaktuar disfatën e parë pas 28 ndeshjeve pa humbje, transmeton Gazeta Express.

City nuk ishte mposhtur që prej nëntorit të vitit 2020, kur Tottenhami i Jose Mourinhos e kishte mundur 2:0.

Por kjo disfatë nuk pritet të ketë ndikim në përpjekjet e skuadrës së Guardiolës për ta rikthyer trofeun e Premierligës në Etihad, pasi City vijon të jetë lider me 65 pikë pas 25 ndeshjeve.

“Ne do të jemi lajmi sepse ne humbëm. Por lajmi është 21 fitore radhazi”, tha Guardiola pas ndeshjes.

“Ende janë 30 pikë në lojë dhe ne duhet të fillojmë të fitojmë përsëri. Ky është futbolli. Ndodh kështu nganjëherë”, shtoi ai.

Shpërndaje në: