Reagon Haxhi Krasniqi pas humbjes

Reagon Haxhi Krasniqi pas humbjes

Robin Haxhi Krasniqi është mposhtur në meçin për titull evropian në kategorinë super të mesme në federatën EBU, të shtunën mbrëma.

Boksieri nga Kosova u mposht nga gjermani, Stefan Heartel, me vendim unanim të gjyqtarëve pas 12 rundeve, shkruan Periskopi.

Pas verdiktit, Krasniqi e ka pranuar se ishte një meç shumë i vështirë, derisa ka thën se do të kthehet së shpejti.

“Ka qenë një luftë shumë e vështirë, do të kthehem shumë shpejt. Një e qarë në syrin tim ma pamundësoi të luftojë ashtu siç dua. Haertel ishte shumë i mirë sonte. Do të punoj shumë që të kthehem shumë shpejt”, ka thënë ai.

Kujtojmë se ky meç ishte paralajmëruar nga nëntori i vitit të kaluar, por Heartfel kishte probleme shëndetësore dhe nuk mund të boksonte. /Periskpi.com/

Shpërndaje në: