Reagon Hysen Durmishi pas raportimit për livadhin e babës: Toka është larg rrugës

Reagon Hysen Durmishi pas raportimit për livadhin e babës: Toka është larg rrugës

Zv. ministri Hysen Durmishi ka reaguar pas raportimit të Periskopit në lidhje me punimet që po kryhen në Rrugën Mushtisht-Shtërpce.

Në artikullin e titulluar “Interes personal: Hysen Durmishi urgjentisht nis punimet në rrugën kah livadhet e babës”, Periskopi tregonte që në vendin ku do të niseshin punimet ndodhej edhe një tokë në emër të babait të z. Durmishi.

Zv. ministri e ka cilësuar një gjë të tillë si “shpifje të paskrupullt” derisa ka deklaruar se “rruga nuk kalon afër livadheve të babait” të tij por larg tyre.

Ne ftojmë lexuesit që të lexojnë artikullin e përgatitur nga Periskopi në bashkëpunim me Paparacin dhe të lexojnë edhe reagimin e z. Durmishi në Facebook.

Interesi personal: Hysen Durmishi urgjentisht nis punimet në rrugën kah livadhet e babës

Shpërndaje në: