Reagon kapiteni i Yllit: Xhebraila dhe të gjithë tifozët therandas, jeni më të mirët në botë

Reagon kapiteni i Yllit: Xhebraila dhe të gjithë tifozët therandas, jeni më të mirët në botë

Derbi i kësaj jave në basketboll, ndërmjet KB Golden Ylli dhe KB Prishtina është ndërprerë 1 minutë pa përfunduar çereku i tretë.

Rezultati ishte tejet i ngushtë, 64-68 për kryeqytetasit, që pavarësishtë kualitetit që kanë nuk arritën për asnjë moment të shkëputeshin me pikë nga Ylli.

Ndeshja u ndërpre pas referimit skandaloz, ku tifozët filluan të hudhnin gjësende brenda parketit në drejtim të gjyqtarëve. Pas zbrazjes së publikut nga palestra, ekipi vendas nuk pranoi të paraqitej në fushë pasi sipas tyre basketbollit luhet për tifozë, shkruan Periskopi.

Pas anulimit të ndeshjes tashmë ka reaguar kapiteni i KB Yllit, Artin Gashi që ka shkruar: ”Xhebraila dhe të gjithë shikues Therandas jeni më të mirët në Bote. ju dua”.

Vendimi rreth kësaj ndeshje pritet të merret në fillimin e javës, ku pritet që Prishtina të triumfojë me rezultat zyrtar 20-0. /Periskopi/

Shpërndaje në: