Reagon Molliqaj: Asgjë nuk ndodhi pas debatit me Haki Abazin, ishte veç bisedë tensionuese

Reagon Molliqaj: Asgjë nuk ndodhi pas debatit me Haki Abazin, ishte veç bisedë tensionuese

Dardan Molliqaj i PSD’së ka reaguar pas raportimeve se u përplas fizikisht me Haki Abazin e VV’së, pas debatit në Pressing.

Molliqaj thotë se asgjë nuk ndodhi pas debatit, përveç një vazhdimësie të debatit tensionues që kishin në studio, transmeton Periskopi.

Ja reagimi i plotë:

Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik.

Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike.

Ankesa e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate televizive.

 

Shpërndaje në: