Reagon QS: Askush s’mund të sjellë ushqim nga jashtë, studentëve do ua bëjmë zgjidhjen për syfyr

Reagon QS: Askush s’mund të sjellë ushqim nga jashtë, studentëve do ua bëjmë zgjidhjen për syfyr

Qendra e Studentëve ka dalë një njoftim për studentët që banojnë në konvikte e që agjërojnë, duke thënë se në bazë të rregulloreve të brendshme, nuk lejohet asnjë organizatë apo institucion që të përgadis dhe servojë ushqime për studentët.

Sipas QS’së, përgjegjëse për përgatitjen dhe servimin e ushqimit për studentët është vetëm Mensa e Studentëve.

Thonë se në ditët në vijim do të bëjnë zgjidhje edhe për ushqimin e syfyrit.

“Duke pas parasysh ndjeshmërine e përgaditjes dhe servimit të ushqimit, si dhe duke marre për bazë kontrollimin dhe monitorimin që bëhet nga institucionet e specializuara (AVUK, IKSHPK, etj ) dhe rekomandimet qe i marrim nga keto institucione, përgjegjëse për përgaditjen dhe servimin e ushqimit per student është vetëm Mensa e Studenteve .

Andaj në ditët vijuese menagjmenti i Qendrës së Studentëve do të ndërmarr hapa për të ofruar një zgjedhje për studentët agjerues në kohën e Syfyrit”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: