Reagon UEFA: “Nuk është e vërtetë, s’ka ende data për rinisjen dhe mbylljen e sezonit”

Reagon UEFA: “Nuk është e vërtetë, s’ka ende data për rinisjen dhe mbylljen e sezonit”

UEFA ka mohuar që Aleksander Ceferin të ketë caktuar datën 3 gusht zhvillimin e finales së Champions League

Ceferin të shtunën dha një intervistë për ZDF kinse garat duhet të mbyllen në fillim të muajit gusht.

Por këtë e ka mohuar UEFA përmes një reagimi në faqen zyrtare.

UEFA edhe njëherë ka bërë të qartë se për shkak të situatës për shkak të Covid-19, nuk ka data të sakta për ndeshjet e Champions League dhe Europa League, se kur do të fillojnë apo mbarojnë.

“Është raportuar se Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i ka thënë ZDF në Gjermani se UEFA Champions League duhet të përfundojë me 3 Gusht. Kjo nuk është e vërtetë. Presidenti ishte i qartë duke mos folur për data për përfundimin e sezonit”, thuhet në reagimin e UEFA-s.

“UEFA aktualisht po analizon të gjitha opsionet për të përfunduar sezonet në liga të ndryshme dhe ato evropiane me Shoqatën Evropiane të Klubeve dhe Ligat Evropiane në grupin e punës të ngritur më 17 mars”.

“Prioriteti kryesor i të gjithë anëtarëve të grupit të punës është ruajtja e shëndetit publik”.

“Pas kësaj, është të gjejmë zgjidhje kalendarike për të përfunduar të gjitha garat. Opsionet aktualisht janë duke u studiuar për të luajtur ndeshje në korrik dhe gusht nëse është e nevojshme, në varësi të datave të rifillimit dhe lejes nga autoriteteve kombëtare”.

Shpërndaje në: