Reagon vëllai i Agim Çekut pasi u raportua se Telekomi ia dha 70 mijë euro për një antenë

Reagon vëllai i Agim Çekut pasi u raportua se Telekomi ia dha 70 mijë euro për një antenë

Vëllai i Agim Çekut, Fehim Çeku ka reaguar pas raportimeve të sotme të Kohavisionit se ai ka fituar dhjetëra mijëra euro pasi një antenë e Valës është vendosur në oborrin e tij – raporton Periskopi.

Nga Zvicra, ai ka thënë se shuma që ka marrë nga antena nuk është ajo që është paraqitur, dhe se ka qenë vetë Telekomi që i ka bërë ofertë atij për ta vendosur antenën, në kuadër të shtrirjes së rrjetit 3 dhe

Deklarata e plotë e Çekut:

Pozicioni i tokës dhe i shtëpisë time ka qenë adekuat për Valën. Vala më ka lut mua, me montua antenën në pronën time. Edhe vitin e morra vesh prej Kohavision që ka qenë 2010 nuk jam i sigurt në cilin vit ka qenë.

Antena që është në pronën time, i shërben qytetarit të Kosovës edhe për shërbimin që e bëjë me pronën time dhe unë që e mbikëqyri antenën dhe që hyn e dalin punëtorët e Valës normal që paguna por nuk paguna me shifrat që ju i keni dhënë. D.m.th është çmimi shumë i ulët se sa e keni dhënë dhe ju e dini më mirë se unë. Dhe unë kam detyrim ndaj shtetit se paguaj tatim, paguaj TVSH dhe paguaj rrymë normal dhe agregat. Janë shërbime që i ka ajo antenë dhe antena që unë e mbikëqyri dhe është në pronën time, i bjen lek Valës nuk i merr sepse ajo shërben për Valën.

Edhe nuk kam çka me fsheh nuk ka gjë të keqe këtu, janë 500 antena në Kosovë, një qenka në shtëpinë time. Edhe dua të cek që antena është rrezuar njëherë ka bërë dëme ekstreme në shtëpinë time që të gjitha i kam sanuar unë vet, u rrëzu edhe e ka thyer kulmin e shtëpisë, edhe e kam sanuar vet si ka paguar Vala as Hasani as Hyseni.

Shpërndaje në: