Reagon Zhegrova pasi shënoi gol absolutisht drithërues për Baselin në Conference League

Reagon Zhegrova pasi shënoi gol absolutisht drithërues për Baselin në Conference League

Edon Zhegrova ka impresionuar në triumfin e Baselit sonte në Conference League.

Ai ka realizuar një gol absolutisht brilant nga distanca në përballjen e grupit kundër skuadrës kazake, Kairat Almaty, të cilën zvicëranët e mposhtën me rezultat 3-2, shkruan Periskopi.

Goli i kthesës për Basel ishte ai në minutën e 69’, i shënuar nga talenti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

Ai realizoi një gol shumë, shumë të bukur nga distanca për të barazuar rezultatin në 2-2.

Pak minuta më pas, shënoi edhe një shqiptar tjetër, Pajtim Kasami. Sulmuesi realizoi golin e përmbysjes për 3-2 në minutën e 73’.

“Tjetër gol, tri pikë të tjera”, shkroi Zhegrova në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edon Zhegrova (@edonzhegrova10)

Shpërndaje në: