Real Madrid harron Mbappen, i gjithë fokusi te Camavinga

Real Madrid harron Mbappen, i gjithë fokusi te Camavinga

Eduardo Camavinga është tani prioriteti i Real Madrid për ditën e fundit të merkatos.

Mbrëmë, Real Madrid janë tërhequr nga negociatat me skuadrën e PSG për kartonin e Kylian Mbappe, pasi parisienët thuhej të kishin refuzuar një ofertë 200 milionëshe.

Me merkaton që mbyllet sot, Real Madrid po synon ndonjë goditje tjetër, meqë po bëhen tashmë tri vite radhazi që ‘Los Blancos’ shpenzojnë 0 euro.

‘Goal’ bën të ditur se është Eduardo Camavinga lojtari që po tentohet, përcjell Periskopi. Rennes e vlerëson atë me 30 milionë euro, shifër kjo që nuk duket problematike në shikim të parë.

Lojtari mund të kryej sot testet mjekësore, para së të vë firmën e tij në një marrëveshje pesë vjeçare me madrilenët.

Mbetet të shihet nëse kjo goditje nga Real Madrid do të mund të finalizohet sot. /Periskopi/

Shpërndaje në: