Real Madrid kryen detyrën ndaj Alcoyano, kualifikohet tutje

Real Madrid kryen detyrën ndaj Alcoyano, kualifikohet tutje

Real Madrid ka shënuar fitore në udhëtim te Alcoyano për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Mbretit.

Los Blancos” triumfuan me rezultat komod 1 – 3, shkruan lajmi.net

Reali kaloi fillimisht në epërsi përmes qendërmbrojtësit Eder Militao që shënoi me kokë pas një harkimi të Rodrygos, gol që doli të jetë i vetmi në këtë pjesë.

Vendasit e nisën më mirë pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin falë një supergoli të Dani Vega që dribloi dy lojtarë, pastaj me një gjuajtje fantastike e dërgoi topin në rrjetë (66′).

Nuk vonoi shumë dhe Reali u këndell duke rikthyer sërish epërsinë, këtë herë falë Marco Asensios që shënoi pas një asistimi të Hazard.

Fitoren e Realit e vulosi i inkuadruari Isco vetëm 12 sekonda pasi hyri në lojë, gol që ishte vërtet qesharak (79′).

Kësisoj, me këtë fitore, Real Madrid siguron kualifikimin tutje dhe kundërshtarin do e mësojë pas hedhjes së shortit./

Shpërndaje në: