Real Madrid monitoron sulmuesin Calvert-Lewin

Real Madrid monitoron sulmuesin Calvert-Lewin

‘Los Blancos’ janë vënë në kërkim të një sulmuesi.

Ylli anglez i Everton, Dominic Calvert-Lewin, ka përfunduar në listën e dëshirave të Real Madrid, bën të ditur ‘Calciomercato’.

Lojtari i Everton ka shkëlqyer gjatë sezonit të kaluar, duke fituar vend edhe në kombëtaren e Anglisë.

Calvert-Lewin thuhet të jetë edhe në targetin e Arsenal, por Reali mund të shihet favorit nëse bën hapa konkret.

24 vjeçari pritet të jetë nga emrat më të komentuar në merkaton e janarit. /Periskopi/

Shpërndaje në: