Real Madrid triumfon me lehtësi në Belgjikë

Real Madrid triumfon me lehtësi në Belgjikë

Real Madrid ka marrë tre pikë nga udhëtimi në Belgjikë, duke i mposhtur 1:3 vendasit e Club Brugge, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Të katër golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.

Rodrygo në minutën e 53’, kaloi ‘Mbretërit’ në epërsi para se Vanaken të barazonte në 1:1 rezultatin dy minuta më vonë.

Junior Vinicius shënoi në minutën e 64’ për të rikthyer epërsinë e Realit, ndërsa Luka Modric në minutën e 91’, vendosi rezultatin përfundimtar,në 1:3.

Pas gjashtë ndeshjeve, PSG kalon nga vendi i parë, Real Madrid i dyti, Brugge në vendin e tretë dhe Galatasaray në vendin e fundit në grupin A.

Shpërndaje në: