Real Madrid triumfon në dramën e pesë golave ndaj Barcelonës

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar derbi i ‘zjarrtë’ i “El Clasicos” në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës të Spanjës.

Dy skuadrat e mëdha spanjolle zhvilluan ndeshje mjaftë interesante me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 2 – 3 në të mirë të “Los Blancos”, shkruan lajmi.net.

Real Madrid e nisi më mirë takimin duke qenë më të rrezikshëm dhe gjetën golin përmes Vinicius Junior që u asistua nga Karim Benzema (25′).

Mirëpo, Barcelona arriti të rikthehet në lojë falë Luuk de Jong që shënoi një gol interesant nga afërsia (41′).

Edhe në pjesën e dytë, Real Madrid kaloi sërish në epërsi, këtë herë përmes Benzema që shënoi nga afërsia pas një topi të kthyer (72′).

Mirëpo, Barcelona assesi nuk e pranoi humbjen, duke barazuar rezultatin me anë të talentit Ansu Fati që shënoi gol të bukur me kokë pas harkimit të Alba (83′).

Kësisoj, me rezultatin 2 – 2, ndeshja shkoi në vazhdime, ku u zhvilluan edhe dy pjesë nga 15 minuta.

Ishin përsëri “Mbretërit” që nuk falën përsëri në kundërzbritje, ku pas një pasimi të Rodrygos, Fede Valverde dërgoi topin në rrjetë (98′) nga afërsia.

Tani, Real Madrid është në finale të Superkupës të Spanjës, derisa do takohet me fituesin e takimit Athletic Bilbao – Atletico Madrid.