Real Madridi e pëson keq nga Alavesi në ‘Bernabeu’, mposhtet 2-1

Real Madridi e pëson keq nga Alavesi në ‘Bernabeu’, mposhtet 2-1

Real Madridi ka dështuar të mposhtë Alavesin në shtëpi në kuadër të javës së 11-të në La Liga, pasi ndeshja përfundoi 2-1.

Mysafirët kaluan në epërsi pas vetëm pesë minutash lojë me golin e shënuar nga Lucas Perez që shënoi nga penalltia.

Më pas, Los Blancos filluan të këndellen, duke rrezikuar me anë të Eden Hazardit dhe Marianos, mirëpo goditjet e tyre nuk ishin të sakta.

Perez ishte ai që rrezikoi sërish madrilenët, mirëpo kësaj radhe Thibaut Courtois bëri një pritje bravuroze.

Por, në minutën e 49-të, portieri belg bëri një gabim trashanik, nga i cili përfitoi Joselu, për të shënuar për rezultatin 2-0.

Madrilenët tentuan deri në fund që të merrnin së paku një pikë nga ky takim, pasi shënuan me anë të Casemiros (87′).

Alavesi e përdori kohën më shumë me zëvendësime dhe kështu në fund arriti t’i merrte tri pikë.

Pas javës së 11-të, Real Madridi është në vendin e katërt me 17 pikë, derisa në javën e 12-të takohen me Sevillën.

Shpërndaje në: