Real Madridi edhe një hap më afër titullit, mposht Alavesin dhe kthen diferencën katërpikëshe

Real Madridi edhe një hap më afër titullit, mposht Alavesin dhe kthen diferencën katërpikëshe

Real Madridi, fatkeqësisht për fansat e Barcelonës, ka triumfuar 2-0 kundër Alavesit në “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në La Liga.

Karim Benzema fillimisht kaloi “Los Blancos” në epërsi në minutën e 11-të duke konkretizuar nga një penallti, e cila kurrë nuk është dashur të akordohej, shkruan Periskopi.

Për 2-0 realizoi Marco Asensio, i cili u asistua për mrekulli në zonë nga Benzema, që ka qenë thjesht brilant këtë fushatë për madrilenët.

Pas këtij trepikëshi, Real Madridi është vetëmdy fitore larg titullit.

“Mbretërit” aktualisht kanë 80 pikë, katër më shumë se Barcelona në vendin e dytë, kur kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar deri në fund. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: