Real Madridi harron Kylian Mbappen – ka një prioritet të ri për merkaton e janarit

Real Madridi harron Kylian Mbappen – ka një prioritet të ri për merkaton e janarit

Skuadra e Real Madrid duket se nuk do ta ketë shënjestër kryesore Kylian Mbappe për merkaton e dimrit.

Ylli francez ishte afër kalimit te ‘Los Blancos’ këtë verë, por parisienët bllokuan secilën alternativë, duke e mbajtur atë në skuadër.

Thuhej se në janar Reali do t’i përkushtohej vetëm Mbappe, por gjërat kanë ndryshuar. ‘Dailymail’ raporton se Antonio Rudiger është objektivi kryesor i Real Madrid, transmeton Periskopi.

Qendërmbrojtësi është afër skadimit të kontratës me Chelsea dhe duket se marrëveshja për rinovimin nuk do të arrihet, pasi gjermani po kërkon një pagë tejet të lartë.

Largimi i Raphaël Varane dhe Sergio Ramos e ka lënë të hapur mbrojtjen e Realit dhe Ancelotti dëshiron që qysh  në janar të kryhen lëvizje për repartin. /Periskopi/

Shpërndaje në: